Jinemed Hospital :: www.ivfturkey.com


Kur “fëmija i parë në provëz”, lindi në Londër në 1978,  edhe vetë doktorët nuk mund ta dinin se ky zhvillim do të hapte një epokë të re në kurimet e infertilitetit.Louise Brown , lindi pas viteve të tëra pune dhe disa përpjekjeve të dështuara.Që nga ky sukses i parë , u fitua çelësi për ta kuruar infertilitetin me anë të fekondimit në kushte laboratorike (IVF) jo vetëm në Angli , por në të gjithë botën.

Me anë të IVF, gjinekologët mësuan më shumë mbi kurimet hormonale , dhe pacientat fituan një shpresë të re.Sukseset e mëdha të arritura bënë që të hapeshin shumë qendra të reja kudo nëpër botë.Jinemed e hapi qendrën e parë private në Turqi , dhe sot ka tre vende që i shërbejnë si  pacientave të vendit ashtu dhe atyre të huaj.Pacientat tanë vijnë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Si Themeluesi i Spitalit Jinemed dhe Drejtori i tij Mjekësor , kam qenë i privilegjuar për të ndihmuar çiftet për të lindur me mijëra fëmijë.Unë kam mbaruar studimet  e mia si obstetrik dhe gjinekolog në Shtetet e Bashkuara.Si shkencëtar dhe Profesor në Universitetin Kadir Has në Stamboll , unë së bashku me stafin tim i ndjekim në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet më të fundit në këtë fushë dhe I aplikojmë ato në qendrën tonë.
Për momentin , ne ofrojmë teknikat e mëposhtme në mënyrë direkte në Spitalin Jinemed :

Pllenim i asistuar me lazer 
ok02 Ngrirje embrionesh
ok02Ngrirje e lëvozhgës vezore
ok02Transfer Blastocyst-esh
ok02PGD ( Biopsi Embrioni)
ok02ICSI ( mikroinjektim)
ok02TESE ( Biopsi testikujsh)

Në mënyrë që ti ndihmojmë pacientat tanë gjatë kohës që ne vëzhgojmë frenimet ligjore Turke , kurimet e tjera si dhurimi i vezoreve , spermave dhe embrioneve dhe zgjedhja e seksit me PGD (diagnozë gjenetike parapllenimit) , kryhen në klinika partnere që ndodhen pranë Stambollit , vetëm jashtë kufijve Turq.


Çfarë Duhet Të Dijë Çdo Pacient Infertil

IVF është një zgjidhje perfekte për infertilitetin , sidoqoftë , nuk është zgjidhja e vetme.Ne fillojmë me çdo pacient duke e pyetur atë më parë mbi kurimet primare si induksioni i ovulacionit  dhe pllenimi artificial. Ne zbulojmë së bashku me ta nëse IVF do të ishte kura më  e mire për nevojat e tyre.Në këtë fazë nëse ka mundësi që faktori-mashkull të jetë infertil , urologu kontrollon pacientin. Bëhen testet e nevojshme hormonale dhe ekot .Ne përpiqemi ta zgjidhim infertilitetin mashkullor me anë të mjekimit dhe / ose kirurgjisë.Tek gratë  , në fillim do të zgjidhen problemet e ovulacionit.Nëse ka gypa të bllokuar , do të nevojitet kirurgjia laparoskopike.Nëse kryerja e këtyre hapave të parë nuk do të rezultojë me shtatzani , duhet të provohet pllenimi i brendshëm i mitrës  (IUI) ose IVF.

Unë i paralajmëroj pacientat e mi të mos i besojnë thënieve të përgjithshme se problemi i infertilitetit është zgjidhur ose se çdo çift mund të bëhet me fëmijë. Me gjithë zhvillimet e mëdha do të ketë  dhe çifte që nuk do të mund të kenë fëmijë.Për shembull , meshkujt me azoospermi nga të cilët nuk mund të përftohet spermë me procedurën e biopsisë të testikujve (Micro- TESE) , për momentin nuk kanë shance për të pasur fëmijën e tyre biologjik.E njëjta situate ndodh dhe tek gratë.Gratë që kanë hyrë në menopauzë në një moshë të re ose që nuk mund të prodhojnë dot vezë , për momentin nuk kanë shance për të pasur fëmijët e tyre biologjikë.Në të ardhmen ne presim që burrat dhe gratë të mund të kenë mundësinë për ti ngrirë spermat dhe vezët e tyre  në  një moshë të re dhe ti përdorin ato në të ardhmen për të zgjidhur infertilitetin e tyre.

Gjithashtu , kërkimet mbi qelizën rrënjë duken premtuese , mun d të kthehet në terapi të përditshme që tani e 5-10 vjet më vonë.Për momentin , të gjitha gratë duhet të dine moshën e menopauzs së nënës së tyre dhe nëse kjo moshë është e hershme , ato duhet të fillojnë të mendojnë mbi "planet e tyre për mbetjen shtatzënë".

Gratë duhet ta dijnë gjithashtu se e pira e duhanit dhe të qenurit mbi peshë i ul shancet për shtatzani.Gratë nën kushtet e PCOS duhet të përdorin medikamente për të ulur nivelin e sheqerit në gjak , përndryshe , vezët nuk do të jenë në cilësi të mire.Endometrioza , nga ana tjetër , ndikon pllenimin e embrioneve , dhe ul shancet për shtatzani.Nëse HSG (histerosalpingografia) tregon se gypat janë të bllokuar , (si në rastin e hidrosalfinksit) ose kur anomalitë e  trashëguara egzistojnë në miter , do të nevojitet kirurgjia laparoskopike. Gjithashtu  , rëndësia e miomave ose tumoreve fibroze , të cilët janë tumoret më shpesh të gjendur në mitër është rritur shumë.Për momentin , miomat që përhapen drejt brendësisë së mitrës  hiqen me anë të Histeroskopisë.Miomat në  muret e mitrës ose ato që   përhapen nga jashtë mitrës duhet të hiqen nëse janë më të mëdha se 4 deri në 5 cm të gjata.

Pse Pacientat Tanë Zgjedhin Jinemed-in

Faktorë të ndryshëm tërheqin një shumëllojshmëri pacientash nga të gjitha pjesët e botës.

Proporcionet e sukesit të Jinemed-it janë mbi standartet botërore.Për gratë nën moshën 38 vjeçare , që janë duke përdorur spermë të  shëndetshme , shancet e suksesit janë tek 60 përqindshi.Mbi moshën 40 vjeçare kjo shifër bie.

Që nga fillimi në 1995 kur u bë klinika e parë në Turqi që shfrytëzoi injektimin intracitoplazmik të spermës (ICSI) , Jinemed e përdor tashmë këtë procedure në të gjitha ciklet e IVF.Arseyeja është se ICSI rrit shumë shancet e fekondimit dhe ka një ndikim pozitiv për shancet e shtatzanisë.

Ne ,në Spitalin Jinemed , jemi të lumtur të kemi si konsultant Dr.Kutluk Oktay nga Qendra Mjekësore e Cornell-it të New York-ut.Duke kryer procedurën e parë në botë të ngrirjes së lëvozhgës së vezores , Dr.Oktay  qëndron në krye të përpjekjeve " për ndalimin e menopauzës të parakohshme" nëse do ta shprehnim me fjalë. Nën drejtimin e tij ,kuadri jonë i mjekëve i aplikon të gjitha zhvillimet e reja në qendrën tonë.

Jinemed- i gjithashtu e ka zgjeruar grupin e konsultantëve me shtimin e Dr.Mehmet Genç në Perinatologji (Nga shkolla e mjekësisë e Harvardit) , dhe Dr.Josh C.Tunca (nga qendra Gjinekologjike Onkologjike e Çikagos).

Të gjitha teknikat e zakonshme dhe ato më të zhvilluarat në lidhje me gjinekologjinë dhe obstetrikun kryhen nga konsultantët dhe doktorët në Jinemed.Kërkime të vazhdueshme po bëhen për gratë mbi moshën 38 vjeç duke u parë një faktor i rëndësishëm që ndikon kurën e IVF.Shancet e reduktuara po mundohen të ngrihen me ri-egzaminimin e protokolleve mjekësore.Gjatë luftës kundra faktorit moshë mëmësor si dhe gjatë procedurave pjekëse laboratorike (IVM), Jinemed përdor antagonistë , letrozol , microflare-up dhe cikle natyrale të modifikuara si dhe cikle natyrale.

Ndryshe nga situata në shtetet Evropiane , Ligji Turk nuk e kufizon transferimet e IFV në dy embrionë për cikël.Sipas Ligjit Turk , mund të transferohet një numër maksimal prej tre embrionesh , duke rritur kështu shancet për shtatzani.Përveç kësaj , duke u bazuar në moshën e pacientit dhe cilësinë e embrioneve , ka mjaft lakueshmëri që ky numër të rritet deri në katër.

Për më tepër , ICSI , transferimet e blastocyst-eve , dhe pllenimi I asistuar kryhen rregullisht dhe pa pagesë plus.Arsyeja për këtë është se Jinemed do të rrisë shancet për shtatzani tek çifteve.


Jinemed-i gjithashtu i ka zgjeruar zonat e saj praktikuese mjekësore dhe ka mbledhur persona shumë të mirënjohur si për shembull Dr.Nazım Çerkes në kirurgjinë estetike dhe Dr.Kubel Iltan në Stomatologji.

Jinemed i jep rëndësi të madhe epokës së kompjuterit , ne kemi krijuar një faqe interneti ku ju mund të gjeni informacion të rëndësishëm mbi kurimet , të shkarkoni dokumenta dhe të lexoni dëshmi të pacientave të mëparshëm.


Me urimet më të mira për ju dhe familjen tuaj ,

Profesor Dr. Teksen Camlibel, FACOG
(Anëtar i Akademisë , Kolegji Amerikan i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë)