Çfarë janë këto?

Një kurorë është një kapak ë formën e dhëmbit i cili vendoset mbi një dhëmb që është keq dëmtuar apo kalbur. Kurora  të cilës shumë njerëz i thonë këllëf, bëhet ti ngjaj dhëmbit tuaj. Kurorat mund të vihen për shumë arësye, por në përgjithesi kur dhëmbi është dëmtuar gjërësisht me kalbje apo me thyerje dhe materjali mbushës nuk mund ta zëvendësoj strukturën e dhëmbit që mungon dhe ta bej dhëmbin aq të fortë. Një kurorë mund të mbaj së bashku pjesët e një dhëmbi të krisur dhe përdoret për të mbajtur një urrë në vend. Kurorat mund të përbëhen prej porcelani të shkrirë në metal (Porcelain Fused Metal) ose i gjithi qeramik. Metalet përfshijnë aliazh floriri  ose të tjera si nikel apo krom. Kurorat prej porcelan (Porcelain Fused Metal) janë më të forta dhe janë zgjedhja më e mirë për dhëmbet e pasëm. Kjo lloj kurore dhe ato prej qeramike duken njësoj si dhëmbë normal. Në përgjithsi kurorat durojnë deri ne 10 vjetë por  në shum raste ato mund të durojë deri në 40 vjetë.


Si bëhen?

Në qoftë se ju duhet një kurorë gjithashtu do tju mund tju duhet të trajtoni rrënjët e dhëmbit (endodontic treatment), në saj te zgjerimit të kalbjes ose rrezikut të infektimit të pulpit të dhëmbit. Jo gjithkujt që i duhet kurorë do ti duhet dhe trajtim të kanaleve të rrënjëve. Përveç kurorës neve do te mund te na duhet të ndërtojme themele për të mbështetur kurorën. Themeli nevojitet në rastet kur pjesa më e madhe e strukturës natyrale të dhëmbit është kalbur, dëmtuar ose mungon. Në qoftë së beni kurorën pas trajtimit të rrënjëve, ne mund të vendosim themelin shyllë-thelb. Për të vendosur kurorën ne duhette mbushim vëndin për ti krijuar vend kuroës. Pasi mbushim dhëmbin, ne do të përdorim fill ose nje lloj spangoje për të shtyrë mishin e dhëmbëve poshtë rreth dhëmbit dhe pastaj përshtypjen e dhëmbit. Ne gjithashtu do të marim përshtypjen (me leter karboni dhe materjale provë) të dhëmbit sipër ose poshtë dhëmbit të cilit do ti bejmë kurorë, për tu siguruar që kurora nuk do të ndikoj të kafshimi tuaj. Këto masa dhe përshtypje dërgohen në laboratorin ku do të bëhet kurora. Gjatë kësaj kohe juve do tju bëhet nje kurorë e përkohëshme të cilat bëhen prej kalçuku, dhe bëhen ditën e vizitës tuaj te dentisti. Ato nuk behen që të rrojnë gjatë dhe në qoftë se kjo kurorë e përkohëshme lihet kështu në goje, si pasoj mbushja bien dhe dhëmbi fillon të kalbet. Në vizitën e dytë dentisti tuaj do tju heqi dhëmbin e përkoheshm dhe do provoj kurorën që do tju vihet. Shpesh kurorat kane nevoj për llustrim, ndyshim ngjyre apo pakez ndyshim forme përpara se të vihen përfundimisht. Pas kësaj kurora është gati dhe çimentohet në dhëmbin tuaj.

NE VAZHDIM

Ju nuk duhet të ndjeni jo rehat nga ndjeshmëria pasi ju është vendosur kurora sepse dhëmbi tuaj mund të ketë akoma nervin kështu qe ju do të reagoni dhe ndjeni të ngrohin apo të ftohtin.