DHËMBË TË VËNA- proteza

 Dhëmbët e vëna janë mjeti i fundit për zgjithdje. Shumë njerëz të cilëve mund ti duhen dhëmbë të vëna pasi ato arrinjnë një mosh të caktuar, sepse humbja e dhëmbëve nuk është një proçes moshe. Në qoftë se ju kujdeseni mirë për dhëmbët tuaj dhe mbroheni ndaj sëmundjeve të mishrave, ju do të jeni në gjëndje ti mbani dhëmbët tuaj për gjithë jetën. Me materjale te reja dhe tekonogji të avancuar, dentistët mund të bëjn dhëmbë që përshtaten rehatçëm, të duken natyral dhe që ju ndihmojn juve të bëheni më të shëndetçëm. Problemet me dhëmbët e vëna si kërcitja apo rëshqitja, irritim i mishrave të dhëmbëve njollat dhe era janë shënja të cilat tregoj që dhëmbët e vëna tuaja nuk përputhen si duhen dhe mund të kenë nevoj të rregullohen, drejtohen apo ribëhen. Megjithëse dhëmbët e vëna mund të duken si dhëmbët tuaj natyral, ato nuk punojnë njësoj si ato. Si gjymtyrë artificjale, dhëmbët e vëna nuk mund të zëvendësojn ato natyralët. Do t’ju duhet të mësoni si të përdorni dhëmbët e vëna ,dhe do t’ju duhen disa jave për këtë gjë. Lëvizje të thjeshta si e folura dhe përtypja do tju duken ndryshe dhe do t’ju duhet të mësoni si të përshateni për të bërë korrigjimin.

Tipet e protezave (dhëmbët e vëna) ndahen në dy; komplet goja dhe të pjesshme.

PROTEZAT E PLOTA

Protezat e plota mbulojnë komplet nofullën tuaj, çdo njërën të sipërmen apo të poshtëmen. Disa njerëz i referohen atyre si proteza ose dhëmbë të vëna. Protezat e plota vendosen direkt mbi mishin e dhëmbëve. Megjithatë , një tip proteze të plotë e quajtur mbiprotezë, përshtatet mbi disa dhëmbë të ngelur të cilëve u është dhënë forma e përshtatçme nga dentisti tuaj.

PROTEZAT E PJESSHME

Protezat  e pjesshme të lëvizshme përbëhen nga një skelet metali me dhëmbë plastike dhe vënd për gingivën. Skeleti përfshin kapset metali dhe pjesë të tjera lidhëse të cilat mbajnë protezën në vend. Gjithsesi protezat e pjesshme hiqen lehtësisht për pastrim. kapset e metalit në skelet kan formën e ,’C’-s  dhe zënë vend në zonën e dhëmbëve natyral. Këtyrë do tju duhet tju jepet formë për të ndihmuar kapset dhe për të vënë protezën në vënd të sigurt.

Këto proteza bëhen dhe vendosen pasi dhëmbët tuaj hiqen dhe gingiva është shëruar. Në qoftë se ju hiqni dhëmbët tuaj për protezë, ju nuk do të ngeleni pa dhëmbë gjatë kohës që proteza juaj përgatitet. Juve do t’ju jepet menjëherë një protezë në të njëjtën ditë që do tju hiqn dhëmbët.

Protezat e përkohëshme përgatiten gjat kohës që ju keni akoma dhëmbët tuaj natyral. Në përgjithësi protezat e përkohëshme përdoren për shkaqe estetike për personat të cilët kanë nevoj të heqin dhëmbët e përparmë të sipërm. Duke patur protezën në gojë gjithashtu ndihmon në perceptimin e përtypjes. Protezave të parakohëshme do tju duhen gjashtë takime brenda një muaji. Proçesi filon me një takim me ne per një provim dhe diskutimin se çfarë do të ishte më e mira per ju. Në vizitën pasardhëse ne do te marim prova te gojës juaj dhe vendosim kafshatën (mënyra se si dhëmbët perputhen së bashku). Ne do të zgjedhim dhëmbët për protezë tuaj.

 

Madhësia, forma dhe ngjyra e dhëmbeve do të varet nga disa faktorë përfshirë sia pika reference te gojës tuaj, toni i lëlurës tuaj dhe forma e kafkës tuaj, fotografi etj. Në një takim shumë të rrëndësishëm, dhëmbët zhyten një nje materjal të butë gjat kohes qe ju po bëni proven e përputhjes. Ju do të shihni dhe ndjeni se si proteza duket ne gojen tuaj dhe ne do të bej te sigurt që të funksjonoj si duhet dhe të përputhet në harmoni me  pjesët e tjera të fytyrës. Kjo do të jetë një shikim i parakohshm ose ‘prova’. Nëse shkonë mirë ju do të merrni protezen përfundimtare në takimin pasarrdhës sëbashku me instruksjone se si do të hani, flisni, kusjesin për protezat dhe higjenën orale.