Ngrerja e Barkut (ABDOMİNOPLASTİ)

Duke i eliminuar indet yndyrore si dhe lekurën e tepërt në pjesët rreth  barkut  mundësohet shtrëngimi i saj  dhe kjo  bëhet me anë të operimit të quajtur ngrerje e barkut (ABDOMİNOPLASTİ).

Si pasojë   e lindjeve në bark  duken shenja të  ndryshme ,si vjerja e lekurës dhe qarja e saj, dhe në pjesët  të cilat i mbështjellin  organet e mbredshme të  barkut fillon një  lirim. Përveç kësaj, akumulimi i  yndyrës në bark ndodh edhe  me avancimin e moshës.Operimi i  ashtëquajtur ABDOMİNOPLASTİ përpos që mundëson   të riparohen qarjet  dhe vjerrjet në bark ajo  mundeson edhe  riparimin e deformuar të barkut në muskujt e mureve të saja duke i eliminuar këto

Shkalla  e vjerrjes në  lekurë si dhe muret e muskujve  të barkut  janë një  ndër  faktorët të cilat luajn një rol mjaft të rendësishëm në   këtë operim.

Qarjet dhe vjerrjet tek personat të cilët nuk  janë aq  të theksuara zbatojmë  operime të ndryshme siq  janë  miniabdominoplasti  ose  liposuction.Në operimin e ngrerjes  së barkut  nga pjesa e vijës së brekëve gjerë tek kerthiza ndër lekuë  miren indet yndyrore të tepërta në një forme elipse.

Lëkura mbi  vrimën e kerthizes lirohet  deri në nivel të brinjëve dhe tërhiqet poshtë.

Muskujt e liruar dhe  pëlhura e muskujve të murit të barkut  (fasia) me anë te qepjes së mbledhur  tkurr  murin e barkut .Duke u  mbrojtur kërthiza në vendin e njëjt gjithashtu  nga lëkura e ngrehur e  barkut  të hapur  qepet nje kerthize  e re .Lëkura e ngrehur poshte që nga vija e brekëve pjesa e epërme  qepet në tri shtresa.Lëngjet  dhe gjaku  që ka mundësi të grumbullohet mblidhet me vendosjen e drenave .Ne shumicen e pacientave në këtë operacion mundet të bëhet edhe liposuction në skaje të belit.Si  rrezultat i operacionit në gjurmët  e kirurgjisë sezeriane  bëhet një linjë e qepjes që nga dy anët e ashtit të legenit .

Image5

Pacienti me varrje të lekurës dhe me yndyrën

e mbledhur ndër kërthizë.

tummy1

Nga shenjet e vijave bëhet prerja dhe në pjesët e hijezuara lëkura ndahet nga muri i barkut.

tummy2

Për të zgjeruar murin e barkut zbatohen ndërhyrje,indet dhe muskujt shtrëngohen me anë të qepjeve të mbredshme

tummy3

Eliminohet teprica e lekurës ndër kërthizë

 

tummy4

Pas operimit pacienti do të përfiton një bark të mbledhur dhe më të vogël.

Femnat të cilat dëshirojn ta bëjnë këtë operim nëse në të ardhmen mednojnë të lindin atëher këtë operim  duhet ta planifikojnë pas lindjes.Sepse pas këtij  operimi nëse behet lindja lëkura e barkut dhe muri i barkut gjatë shtatzanisë mund të deformohet përsëri.

Tek pacientët me peshë të tepërt për arsye të lekurës së trashe të barkut nuk do të ketë një rezultat të mire sikurse tek ata pacientet me peshë normale.Gjithashtu tek këta pacientë problemet e  shërimit  të varës  (yndyra e rrjedhur perreth qepjeve)më e shpeshtë është .

Përdorimi i duhanit është një ndër faktorët të cilët  ndikojnë   shërimin e varës pas këtij .Ne preferojmë që pacienti 3 javë para operimit ta braktisë duhanin.

Operimi i ngrerjes së barkut përafershisht zgjatë  2,5-3 ore.Operimi bëhet nën një anestezion  të përgjithshëm.Pacienti pas operimit  po atë dite ose pas një dite mund të del nga spitali.

Drenat pas 48 ose 72 ore hiqen.Ndërsa  penjet(qepjet)miren ne ditën e 12 ose 14.Pacienti kryesisht pas operimit   që të mos ketë në qepjet e tij donjë dëme  një jav radhazi duhet të hecë paksa duke u përkulur  dhe kur të flen të mos shtrihet në  pozicione vertikale .Pas operimit rreth qepjeve rrjedhjet  yndyrore  janë normale.

Shenjat pas operimit të  ngrerjes së barkut  janë të përheshme.Mirëpo  janë shenja të cilat fshihen ndër brekë.Këto  shenja në muajt e para janë më të skuqura  dhe më te theksuara.Pas 8 muaje ose 1 viti këto shenja eliminohen dhe lekura rikthehet në ngjyrën e saj te mëhershme.

Dy  javë pas operimit pacientit i preferojmë të bënë ushtrime të lehta fizike dhe të qëndron larg  sporteve të rënda rreth 3 muaj.